Punëtorët e “Pastrimit” në grevë, kjo është gjendja me mbeturinat në kryeqytet

Prishtina

Punëtorët e “Pastrimit” në grevë, kjo është gjendja me mbeturinat në kryeqytet

Më: 14 mars 2023 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Sot, vërehet sasi e madhe e mbeturinave në kryeqytet, pasi punëtorët e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi” janë në grevë.

Punëtorët e “Pastrimit” të hënën kanë mbajtur grevë për ngritje të pagave dhe si pasojë e kësaj, ata nuk kanë dalur për të mbledhur mbeturinat.

Nga kompania “Pastrimi” për KosovaPress kanë konfirmuar se greva është duke vazhduar edhe sot.

Si pasojë e grevës së punëtorëve të “Pastrimit”, pranë kontejnerëve në Prishtinë vërehet sasi e madhe e mbeturinave.

Nga kompania “Pastrimi” është informuar dje pasdite se menaxhmenti i kompanisë dhe bordi i drejtorëve janë deklaruar se janë për ngritjen e pagave për punëtorët. Siç është bërë e ditur në komunikatë, ata janë pajtuar që muajve të ardhshëm të ketë ngritje të pagave në bazë të mundësive (të hyrave shtesë) të krijuara me kontratën e re.

“Menaxhmenti i Kompanisë “Pastrimi”, dhe Bordi i Drejtorëve u deklaruan se është për ngritjen e pagave meqenëse me kontratën e re të po sa nënshkruar në mes të Komunës së Prishtinës dhe Kompanisë ”Pastrimi”, SH.A, ka një rritje të numrit të klientëve, dhe kjo rritje e numrit të klientëve do duhej të reflektonte në përmirësimin e gjendjes financiare të kompanisë, andaj Menaxhmenti i Kompanisë dhe Bordi i Drejtorëve u zotuan që muajve të ardhshëm të ketë ngritje të pagave në bazë të mundësive-(të hyrave shtesë) të krijuara me kontratën e re.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Po ashtu, është shtuar se diskutimet dhe analizimi i gjendjes financiare e KRM ”Pastrimi” SH.A në mes palëve po vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat