Rrënohet një objekt pa leje në lagjen Topane në Prishtinë

Prishtina

Rrënohet një objekt pa leje në lagjen Topane në Prishtinë

Më: 15 maj 2023 Në ora: 16:11
Objekti

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës ka njoftuar se sot ka filluar ekzekutimin e rrënimit të një objekti në lagjen Tophane, Prishtinë, i cili kishte filluar të ndërtohet pa leje të organeve kompetente në kryeqytet.

“Pala kishte filluar së ndërtuari objekt pa lejen përkatëse nga organet kompetente me dimensione të përafërta ~ 13,00m x 18,00”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Inspektorati i ndërtimit ka ndërmarrë të gjithë hapat e parapara ligjore duke urdhëruar palën me aktvendim të ndërpresë punët ndërtimore dhe të bëjë largimin e objektit pa leje ndërtimore.

Por sipas tyre, pavarësisht kësaj, pala nuk ka respektuar urdhrin e inspektoratit duke vazhduar me punime me ç’rast, komuna ka qenë e detyruar të ndërmarr aksion për rrënimin e këtij objekti pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat