Shtëpia e paregjistruar: “Na zvarritet prona e nënës veç pse jemi gra”

Prishtina

Shtëpia e paregjistruar: “Na zvarritet prona e nënës veç pse jemi gra”

Më: 30 prill 2025 Në ora: 20:57
Pamje nga videoja

Për një parcelë që gjendet këtu në rrugën “Bedri Pejani” në kryqyteti,  katër motra ia mësyen Gjykatës Kushtetuese, për të marr pjesë në seancën dëgjimore.

Afërdita Nura-Lama, Eufrozina Nura, Diana Nura – Sahatçiu dhe Servete Nura, ku kërkuan vlerësim të kushtetueshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Ato madje akuzojnë komunën e Prishtinës së rrënoi shtëpinë e tyre në vitin 2015  pa marrë leje paraprake nga to, anise siç pretendojnë, nëna e tyre e ndjerë i kishte krejt të drejtat e trashëgimtarës.

Para gjyqtarëve përfaqësuesja e komunës, Rina Govori tha se rrënimi u bë për të iu shmangur pasojave fatale në njerëz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat