Në kuadër të aktiviteteve dhe fushatave, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime për ndërgjegjësimin e këmbësorëve që nuk i respektojnë ligjet dhe rregullat në trafik.
Kështu shumë këmbësorë gjatë kalimit të rrugës përdorin telefonin dhe kufjet.
Për këto veprime do të pasojnë edhe gjobat nga Policia. Por fillimisht Policia e Kosovës e filloi fushatën ndërgjegjësuese për sigurinë e këmbësorëve.
Policia e Kosovës njofton se ka filluar një fushatë për të rritur ndërgjegjësimin e këmbësorëve lidhur me rreziqet në trafik që vijnë nga përdorimi i telefonit dhe kufjeve gjatë kalimit të rrugës.
Vedat Zuka, shef i operativës së trafikut në Prishtinë, thotë se përdorimi i telefonit apo kufjeve në vesh duke kaluar rrugën, rrezikon seriozisht jetën e qytetarëve. Ai kërkoi nga qytetarët që të jenë më të kujdesshëm dhe të kalojnë rrugën vetëm në vendkalimet e dedikuara për këmbësorë, pa u shpërqendruar nga pajisjet elektronike.
Të gjithë ata që i shkelen këto rregulla, u këshillua nga Policia, për rrezikun si pasojë e përdorimit të tyre.
Policia ftoi të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe të shmangin përdorimin e këtyre pajisjeve, pasi parashihen gjoba deri në 50 euro.