Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave 3C dhe 4 për shkak të punimeve rrugore

Prishtina

Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave 3C dhe 4 për shkak të punimeve rrugore

Më: 31 maj 2025 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se, për shkak të punimeve që po zhvillohen në rrugët “Enver Maloku” dhe “Hilmi Rakovica”, do të ketë devijim të përkohshëm të qarkullimit për linjat 3C dhe 4.

Sipas njoftimit, ky devijim do të jetë në fuqi sot dhe nesër.

Ndërsa autobusët e këtyre linjave do të kalojnë përkohësisht në drejtim të rrugës “Agim Ramadani”, në afërsi të Fakultetit Teknik, deri në përfundimin e punimeve.

Trafiku Urban kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë ndryshim të përkohshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat