Rama në “Velani”:Diskutuam për zgjidhjen e të gjitha problemeve në këtë lagje

Prishtina

Rama në “Velani”:Diskutuam për zgjidhjen e të gjitha problemeve në këtë lagje

Më: 3 shtator 2025 Në ora: 20:42
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur takim me qytetarët në lagjen “Velania” të Prishtinës.

Në një pritje të ngrohtë nga qytetarët, Rama bëri të ditur se me banorët e kësaj lagjeje, diskutuan për realizimin e projekteve në katër vitet e fundit.

I pari i kryeqytetit në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, theksoi gjithashtu se me qytetarët diskutuan edhe për premtimet e reja, për ta çuar Prishtinën përtej.

“Me qytetarët e Prishtinës diskutuam për projektet që i kemi bo qe katër vjet dhe për premtimet për 4 vitet e ardhshme për me çu Prishtinën përtej, dhe me i zgjidhë të gjitha problemet e kësaj lagje”, thotë Rama në videon e publikuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat