Uran Ismaili prezanton planin për Matiçanin: Zgjidhje reale për problemet e përditshme

Prishtina

Uran Ismaili prezanton planin për Matiçanin: Zgjidhje reale për problemet e përditshme

Më: 28 shtator 2025 Në ora: 07:23
Uran Ismaili

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka prezantuar planin e tij për lagjen Matiçan, ku tha se prioritetet e tij janë projekte të realizueshme që adresojnë nevojat e përditshme të qytetarëve.

Ai theksoi se nuk do të premtojë projekte madhështore e afatgjata, por zgjidhje konkrete për infrastrukturë, ndriçim, ujë të pijshëm, transport publik dhe hapësira për rekreacion.

Plani përfshin ndërtimin e një çerdheje, rinovimin e shkollës “Mitrush Kuteli”, krijimin e dy parqeve të reja, shtigje për biçikleta, terrene sportive dhe një qendër komunitare multifunksionale.

Ismaili po ashtu përsëriti zotimin për llogaridhënie, duke thënë se nëse nuk arrin të realizojë 90% të premtimeve, nuk do të garojë për një mandat të dytë.

Sipas tij, ky plan do ta shndërrojë Matiçanin në një hapësirë funksionale, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë banorët. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat