Besa Shahini mirëpritet në Sofali – premton çerdhe, transport dhe investime në arsim

Prishtina

Besa Shahini mirëpritet në Sofali – premton çerdhe, transport dhe investime në arsim

Më: 28 shtator 2025 Në ora: 20:11
Kandidatja për kryetare të Komunës së Prishtinës nga Partia Socialdemokrate, Besa Shahini

Kandidatja për kryetare të Komunës së Prishtinës nga Partia Socialdemokrate, Besa Shahini, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Sofalia, ku ka diskutuar për prioritetet kryesore të fushatës së saj: investimet në çerdhe, kopshte, transport publik dhe atë shkollor.

E shoqëruar nga Arlion Redenica, kandidat për asamble komunale nga e njëjta parti, Shahini është mirëpritur nga banorët e lagjes, me të cilët ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur mbi nevojat dhe sfidat e komunitetit.

“Me Arlion Redenicën dhe banorët e lagjes Sofalia bashkëbiseduam për çerdhe, kopshte, transport publik dhe shkollor!

Faleminderit, Arlion, për organizimin dhe faleminderit lagjes Sofalia për mikpritjen,” ka shkruar Shahini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat