Uran Ismaili takon gastronomët: Pjesë e imazhit dhe rregullit të Prishtinës funksionale

Prishtina

Uran Ismaili takon gastronomët: Pjesë e imazhit dhe rregullit të Prishtinës funksionale

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 18:20
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me gastronomët e kryeqytetit, me të cilët ka biseduar për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin e këtij sektori që, sipas tij, është një prej shtyllave kryesore të ekonomisë dhe identitetit të Prishtinës.

“Gastronomia është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë dhe identitetit të kryeqytetit! Në takim me gastronomët e Prishtinës, folëm për mundësitë e bashkëpunimit me ata që i japin shpirt qytetit tonë.

Kushdo që e viziton Prishtinën mahnitet nga atmosfera dhe gjallëria që krijon ky sektor.

Është koha për një Prishtinë që i trajton gastronomët si partnerë dhe pjesë thelbësore të përjetimeve në kryeqytet,” ka shkruar Ismaili.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat