Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme

Prishtina

Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme

Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për mjetet vetanake dhe buxhetin e vitit 2026. Seanca do të fillojë nga ora 15:00.

Ky zhvillim vjen pas disa ditësh bllokimi të transportit publik, për shkak të grevës së Trafikut Urban dhe operatorëve privatë të transportit, si dhe problemeve financiare të komunës.

Situata ka shkaktuar kolona të gjata dhe vështirësi për qytetarët në qarkullimin urban.

Kjo seancë shihet si një hap i rëndësishëm për stabilizimin e situatës dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat