Hetim për një pronë në Veternik, ndalohen dy persona dhe sekuestrohen prova

Prishtina

Hetim për një pronë në Veternik, ndalohen dy persona dhe sekuestrohen prova

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 21:07
Prokuroria Themelore në Prishtinë

Pas një hetimi disa mujor, Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një aksion ku janë ndaluar dy persona të dyshuar për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa janë sekuestruar para, një veturë dhe prova të tjera materiale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zhvilluar një aksion pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Policia e Kosovës, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë dy persona.

Të dyshuarit, me inicialet M.M. dhe Z.J., dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë kryer veprat penale “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”, sipas Kodit Penal të Kosovës

Rasti lidhet me një pronë të paluajtshme në Veternik, me sipërfaqe 56 ari.

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një veturë me vlerë rreth 50 mijë deri 60 mijë euro, 20 mijë euro para të gatshme, dokumente pronësore të dyshuara si të falsifikuara dhe katër telefona celularë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve do të ndërmerren veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet do të vazhdojnë në koordinim me policinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat