Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë

Prishtina

Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë

Më: 27 mars 2026 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme.

Si dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi.

“Informojmë të gjithë drejtuesit e motokultivatorëve/multikultivatorëve se qarkullimi i tyre në kryeqytet është i ndaluar!”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat