Ndërmarrja “Trafiku Urban” ka paralajmëruar për vonesa gjatë mbrëmjes së sotme, për shkak të bllokimit të disa rrugëve shkaku i finales Kosovë-Turqi.
Në njoftim thuhet se mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve.
Njoftimi:
Njoftojmë qytetarët se, për shkak të bllokimit të disa rrugëve, gjatë mbrëmjes së sotme mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve, në përputhje me rregullimin e trafikut nga organet e rendit.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe i urojmë Kombëtares sonë suksese në ndeshjen e sontme kualifikuese!