Hamza: Duhet të garantohet qasja në universitet për personat me aftësi të kufizuara

Prishtina

Hamza: Duhet të garantohet qasja në universitet për personat me aftësi të kufizuara

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur nga gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri, lidhur me planin për digjitalizim dhe qasjen në universitete për personat me aftësi të kufizuara.

Hamza ka theksuar se shumë institucione publike ende nuk kanë krijuar kushtet e nevojshme, duke përfshirë pjerrinat dhe ashensorët për këtë kategori.

“Është fakt dhe nuk është mirë që shumë institucione publike s’i kanë krijuar kushtet për personat me nevoja të veçanta, edhe pjerrinat edhe liftat.

Prandaj ky është detyrim si shoqëri dhe nuk është investim i papërballueshëm, që atyre t’u krijohen kushte”, ka deklaruar Hamza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat