Zgjerohet Linja 15, transporti publik arrin deri në Qafën e Prapashticës

Prishtina

Zgjerohet Linja 15, transporti publik arrin deri në Qafën e Prapashticës

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 19:18
Zgjerohet Linja 15

Nga nesër, transporti publik në Prishtinë do të zgjerohet edhe deri në Qafën e Prapashticës, duke përmirësuar qasjen dhe lëvizjen për banorët e kësaj zone.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se përmes zgjerimit të Linjës 15, do të mundësohet lidhje më e mirë e fshatrave të Gollakut me Prishtinën, duke lehtësuar qarkullimin e përditshëm të qytetarëve.

Sipas njoftimit, linja do të përfshijë destinacionet Prapashticë, Qafa e Prapashticës, Gllogovicë dhe Hajkobillë, ndërsa pikënisja do të jetë nga stacioni te Xhamia e Llapit në Prishtinë.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë transportin publik sipas orarit

“Ftojmë qytetarët ta shfrytëzojnë transportin publik sipas orarit zyrtar të NPK “Trafiku Urban”.”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat