Komuna e Prishtinës nis fazën e gjashtë të dezinsektimit hapësinor

Prishtina

Komuna e Prishtinës nis fazën e gjashtë të dezinsektimit hapësinor

Më: 6 gusht 2026 Në ora: 15:55
Fotoilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor për vitin 2026 do të nisë më 10 gusht, duke filluar nga ora 20:00, sipas planit dinamik të operimit.

Sipas njoftimit, aplikimi i larvicideve do të zhvillohet më 10 dhe 11 gusht, duke filluar nga ora 09:00.

Komuna bën të ditur se realizimi i aktivitetit varet nga kushtet atmosferike.

Prandaj datat e planifikuara mund të ndryshojnë në rast të motit të papërshtatshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat