Në qendrat kovide në Shkup janë pranuar nëntë pacientë të rinj

Shkupi

Në qendrat kovide në Shkup janë pranuar nëntë pacientë të rinj

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 12:53

Në 24 orët e kaluara nëntë pacientë u shtruan në spital në qendrat kovide në Shkup, ndërsa po trajtohen gjithsej 74 pacientë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit.

Në 24 orët e kaluara, pesë pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

“Numri i pranimeve në ditët e kaluara po zvogëlohet dhe këtë mëngjes deri në orën 8:00 kishte 80 shtretër të lirë.

Të gjitha repartet e sëmundjeve infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit”, thonë nga MSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat