Gjobiten 152 shoferë në Shkup

Shkupi

Gjobiten 152 shoferë në Shkup

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Policia dje ka gjobitur 152 shoferë në Shkup, prej të cilëve numri më i madh është për parkim të paligjshëm, njoftojnë nga MPB.

“Në territorin e Shkupit janë vendosur 152 masa, në mesin e të cilëve 16 janë për tejkalim të shpejtësisë, 10 për pa patentë shoferë, tre për parregullsi teknike dhe vetura të paregjistruar.

Janë vendosur pesë gjoba për përdorim të telefonit, 12 gjoba për motoçiklistët, shtatë për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 87 për parkim të paligjshëm”, thonë nga MPB.

Nga atje thonë se do të vazhdojnë intensifikimi i kontrolleve në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat