Në Shkup gjobiten 134 shoferë, 68 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkupi

Në Shkup gjobiten 134 shoferë, 68 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (24.07.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 134 sanksione, prej të cilave gjashtëdhjetë e tetë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, dymbëdhjetë sanksione për shoferët e motoçikletave.

Poashtu janë shqiptuar edhe dy sansksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, njëzet e një sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, katër sanksione për automjete të paregjistruara…

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Nga MPB apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat