“Grupi i Kumanovës”: Arrestohet një person para gjykatës në Shkup

Shkupi

“Grupi i Kumanovës”: Arrestohet një person para gjykatës në Shkup

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 13:55
Shkup

Para pak çastesh është arrestuar një person para Gjykatës në Shkup. Sipas mediave që po raportojnë nga vendi i ngjarjes, supozohet se i arrestuari ka pasur mjet shpërthyes.

Personit në fjalë i është konfiskuar çanta të cilën e kishte me vete dhe celulari.

Aktualisht në këtë Gjykatë po mbahet procesi gjyqësor kundër të ashtuquajturit “Grupi i Kumanovës”. Sot pritet të merret vendimi për të akuzuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat