Prishet ndërtimi i egër në Kalanë e Shkupit - Bota Sot
Prishet ndërtimi i egër në Kalanë e Shkupit

Shkupi

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Prishet ndërtimi i egër në Kalanë e Shkupit

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 13:21
Ndërtimi i egër në Kalanë e Shkupit

Inspektorati ndërtimor, me makineri teknike, mbrëmë e prishi ndërtimin e egër i cili në mënyrë ilegale u ndërtua në afërsi të Kalasë së Shkupit.

“Vendi i improvizuar i ndërtimit u mbyll më 18 shtator nga komuna, ndërsa investitorit iu udhëzua që të heq ndërtimin pa leje. Pasi investitori nuk veproi sipas vendimit vazhdoi me ndërtim, Sektori për punë inspektoriale të Komunës Qendër filloi të largojë ndërtimin pa leje”, thonë nga Komuna.

Nga Komuna shtojnë se investitori ndërton pa pasjen e asnjë leje për ndërtim nga Komuna, ndërsa ndërtimi gjendet në hapësirë të mbrojtur me ligj, gjegjësisht, në Kalanë e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test