Nga rritja e punësimit te çlirimi i ekonomisë nga monopolet, Basha tregon planin me të cilin do të kandidojë për kryeministër

Shqipëria

Nga rritja e punësimit te çlirimi i ekonomisë nga monopolet, Basha tregon planin me të cilin do të kandidojë për kryeministër

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:51
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për planin ekonomik, me të cilin do kandidojë për kryeministër në 25 prill 2021.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Basha tha se synimi kryesor i planit të PD është rritja e punësimit dhe mirëqenies, çlirimi i ekonomisë nga monopolet, si dhe rikthimi i konkurrencës.

Basha: Synimi kryesor i planit tonë ekonomik është rritja e punësimit dhe mirëqenies. Plani ynë ekonomik ka si qëllim ta shndërrojnë ekonominë shqiptare nga një i sëmurë që lëngon tek çlirimi i potencialeve të mahnitshme të ekonomisë tonë.

Çlirimi i ekonomisë nga monopolet, rikthimi i konkurrencës. Rritja e punësimit dhe mirëqenies do të ndërtojë një Shqipëri të shpresës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat