Meta cakton datën/ Më 4 dhjetor hidhet shorti për anëtarët e KED

Shqipëria

Meta cakton datën/ Më 4 dhjetor hidhet shorti për anëtarët e KED

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 12:24
Ilustrim

Shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të hidhet në 4 Dhjetor në presidencë. Njoftimi është bërë nga presidenti Ilir Meta me anë të një njoftimi për shtyp.

Në njoftim thuhet se Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë dërguar pranë institucionit të presidentit emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ndërkohë në për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, thekson presidenca, do të përfshihen vetë ata gjyqtarë dhe prokurorë që plotësojnë kushtet ligjore. Prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe Avokati i Popullit i cili do të mbikëqyrë nga afër të gjithë procesin.

Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se “ka parashikuar që, momenti i hedhjes së shortit të ketë mbulimin e nevojshëm mediatik, si dhe ka marrë të gjitha masat që ky proces t’i nënshtrohet plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, dhe të bëhet e mundur ndjekja live dhe në kohë reale e procesit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat