Fshehja e vdekjeve nga COVID, Profesori kirurgjisë thirrje Prokurorisë: Të hetohet sa më shpejt!

Shqipëria

Fshehja e vdekjeve nga COVID, Profesori kirurgjisë thirrje Prokurorisë: Të hetohet sa më shpejt!

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 16:02
Foto Ilustrim

Profesori i kirurgjisë, Arben Beqiri ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë sa më parë denoncimin e bërë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha për fshehjen e numrit të viktimave të COVID-19.

Doktor Beqiri thekson se aq më shumë kohë kalon nga mungesa e hetimeve, aq më shumë do përpiqet sipas tij qeveria të ndërtojë skenarë për të fajësuar mjekët.

Kirurgu i njohur në postimin e tij shton se një mjek hetohet edhe për një pacientë të vetëm apo për një kartelë, ndërkohë që sipas tij ka me dhjetra e qindra raste kur viktimat dalin nga morgu dhe në këtë rast sipas tij ajo që duhet hetuar është qeveria.

“Sa me shpejt që të hetoje prokuroria aq me shpejt do të bëhet e qartë se është qeveria dhe direktivat e saj autori i manipulimeve me statistikat, numrat, vdekjet!

Sa me shume kohe kalon, aq me shume qeveria do përpiqet te ndërtoje skenare per te fajesuar mjeket. E vërteta është nje, te tjerat jane opinione: Kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë jane te vetmit te interesuar qe situata te fshihet madje te paraqitet me e mire se ne Gjermani!  Nga ana tjetër nje mjek hetohet edhe për një pacient te vetëm, një kartele te vetme, nje skede vdekjeje te vetme! Kështu ka qene e kështu do te jete. Por kur me dhjetra e qindra raste dalin nga morgu te pareferuar si Covid e vetmja qe duhet te hetohet eshte qeveria!!!!

Mjeket mund te gabojne. Madje jam i sigurt qe me menyren se si jane organizuar sherbimet ne spitalet Covid, ku mungojnë infermiere dhe mjeke ( nje vit me pare dhashe alarmin per largimin masiv te mjekeve dhe personelit te mesëm drejt perendimit ne emisionin Opinion), kur shpesh shërbejnë specializante te vitit te pare apo te dyte ndaj pacienteve më kompleks, gabimet jane prezente por ato jane individuale, te paqëllimshme”, shprehet Arben Beqiri.

Më tej, profesor Arben Beqiri ka përmendur rastin e statistikave që jep ministria e Shëndetësisë, ku sipas tij nuk tregohen se sa pacientë të intubuar janë shëruar.

“Fshehja e te vërtetës nga qeveria është e qëllimshme. Ajo duhet te dënohet!

Mjafton nje fakt qe nuk referohet asnjëherë nga qeveria kur raportohet numri i te shëruarve, numri i paciente te ekstubuar!!!! Kjo e ve mjekesine tone ne nivele te mjerueshme, por edhe heronjte tane nuk i nderon! Si mund te justifikohet kjo!!! Por kur ne mungese te protokolleve qe ne fillimet e kësaj pandemie perdoren si lume antibiotike dhe kur vjen momenti i intubimit asgjë nuk funksionon… rezultatet shihen!!! Prape përgjegjësi e qeverise dhe komitetit që kane ecur ne amulli te plote”, thekson Arben Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat