Mediat greke japin detaje për gjendjen e Kryepeshkopit Janullatos

Shqipëria

Mediat greke japin detaje për gjendjen e Kryepeshkopit Janullatos

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 21:14
Kryepeshkopi Janullatos

Ecuria shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, pas infektimit nga koronavirusi dhe trajtimi në spitalin grek, është e shkëlqyer.

Mediat greke shkruajnë se Janullatos me kalimin e kohës, pritet një shërim i plotë i shëndetit të tij, ndërsa ai ndodhet në shtëpinë e tij në vendin fqinj.

Njoftimi i plotë

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Z. Anastas ndodhet në shtëpinë e tij në Athinë. Testet e tij mikrobiologjike janë të shkëlqyera. Me kalimin e kohës pritet shërimi i plotë i shëndetit të tij. Ne ju falënderojmë për interesin e vazhdueshëm të miqve të shumtë, ata që gëzohen me shpresë, ata që durojnë në hidhërim, ata që durojnë lutjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat