Bardhi: Koha e mashtrimeve të Ramës ka mbaruar!

Shqipëria

Bardhi: Koha e mashtrimeve të Ramës ka mbaruar!

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 22:52
Gazment Bardhi

Numri i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e konsideron një nga dështimet më të mëdha të Edi Ramës procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik të një viti më parë.

Ai thotë se pavarësisht premtimeve, Edi Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin, duke u dhënë klientëve të vet shumicën e fondit për rindërtimit.

“Koha e Edi Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar! Është koha të kemi një qeveri që punon për qytetarët!”- thotë ai.

Reagimi i plotë

Procesi i rindërtimit pas tërmetit është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës. Bilanci i tij një vjeçar është shumë premtime, fare pak punë.

Më konkretisht:

? Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive. ?

? Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale. ?

? Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara. ?

Edi Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin. U ka dhënë klientëve të vet shumicën e fondit për rindërtimit. Vetëm Safet Gjicit i ka dhënë 35 milionë euro me një dorë.

Koha e Edi Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar! Është koha të kemi një qeveri që punon për qytetarët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat