'Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit dhe Skënderbeut’/ Yuri Kim uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

Shqipëria

'Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit dhe Skënderbeut’/ Yuri Kim uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 10:01
Yuri Kim

Sot Shqipëria feston 108 vjetorin e pavarësisë.

Pas sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo edhe ambasadorja Yuri Kim ka uruar Shqipërinë për ditën e pavarësisë.

Duke iu drejtuar shqiptarëve si miq të dashur, Ambasadorja uron jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit dhe Skënderbeut.

“Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin #kuqezi, duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit & Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë!” @USAmbAlbania Yuri Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat