Fshati nën pushtetin e plehrave 5 km larg Sarandës

Shqipëria

Fshati nën pushtetin e plehrave 5 km larg Sarandës

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 12:53
Metoq

Rruga e fshatit Metoq, ndodhet në gjendje të mjerueshme prej 20 vitesh.

Me gropa, baltë dhe pa ndriçim, kjo rrugë që u shërben më shumë se 50 familjeve nuk ka parë kurrë investim.

“Problemet kryesore janë  rruga , uji dhe ndriçimi. Kjo rrugë  që  nga ura e Gajdarit, deri tek thertorja është  gjithë  gropa. Kanë  bërë  asfaltime të  vogla por këtë  këtu e kanë  lënë  në  gjendje të  mjerueshme”, shprehen banorët.

Fshati 5 km larg qëndrës së Sarandës, është nën pushtetin e plehrave.

Mbetjet urbane këtu nuk pastrohen dhe nuk ka kontenier.

“Kosha për mbeturinat nuk ka , hidhen mbeturinat në  tokë  dhe sëmundjet nga këto vijnë , nga papastërtia. Sikur një  kosh nuk kanë  vendosur këtu, mbeturinat shkojmë  i hedhim në lumë”, shprehen banorët.

Furnizimi me uji është i pakët, mungojnë kanalizimet, dhe nuk pastrohen kanalet kulluese.

“Uji nuk vjen i rregullt këtu , herë ka ujë dhe herë nuk ka”, shprehen banorët.

Fshati me potencial të madh bujqësor, nuk njeh investim prej një kohe të gjatë nga Bashkia Sarandë.

Banorët thonë se nuk e njohin Adrian Gurmën.

“Unë nuk e njoh se kush është kryetari i bashkisë”, shprehen banorët.

Dështimi i Bashkisë Sarandë, në përmbushjen e nevojave bazike të komunitetit ndihet në cdo lagje apo fshat jashtë qendrës së qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat