Pandemia zbeh festat: Vit mizerabël, vër lule sa të duash

Shqipëria

Pandemia zbeh festat: Vit mizerabël, vër lule sa të duash

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:15
Përgatitjet për Krishtlindjet dhe Vitin e ri këtë herë janë më të vakëta se çdo vit tjetër.

“Mizerabël, vër lule sa të duash nuk e zbukurojnë.”

Përgatitjet për Krishtlindjet dhe Vitin e ri këtë herë janë më të vakëta se çdo vit tjetër.

Frika e pandemisë ka ndikuar edhe tek mënyra e festimeve.

Për të shtuar atmosferën, por edhe me kërkesën e më të vegjëlve, disa e kanë vendosur më herët se zakonisht pemën e Vitit të Ri.

“E kemi vendosur me 27 nëntor.”

“Pak më herët, e kërkonte kjo, o ta vendoste ose nuk ka.”

Por gëzimi që sjellin këto festa nuk është si më parë.

“Po njësoj jemi, të sikletosur dhe të shqetësuar. Po për kalamajtë.”

“Patjetër ta harrojmë këtë të keqe.”

“Vit i vështirë shumë, sidomos kjo periudha e pandemisë.”

Këto dyqane që zakonisht në këtë periudhë gumëzhinin nga njerëzit, sot janë bosh.

Situatën e pohojnë dhe tregtarët, të cilët kriza i ka goditur jo pak.

“Pothuajse 70% rënie ka.”

Gjendja e vështirë ekonomike, çdo ditë e më shumë po i largon qytetarët shqiptarë nga shpenzimet e luksit.

“Gjërat e qejfit i kanë lënë pas dore, ky vit ka qenë me pasoja nga tërmeti e Covidi. Blejnë gjërat 500-100 lekë për simbol”.

Megjithatë, kjo duket se është ndjerë më pak nga më të vegjlit.

“Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat