“25 prilli”, publikohet ekstrakti i tretë i listave zgjedhore

Shqipëria

“25 prilli”, publikohet ekstrakti i tretë i listave zgjedhore

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme ka publikuar ekstraktin e tretë të listave zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit. Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 Tetor 2020, ndërsa ekstrakti i dytë në 2 Nëntor 2020.

Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e tretë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.

Ky ekstrakt, si edhe dy të parët, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.

Duke nisur nga data 4 Dhjetor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listës së tretë të zgjedhësve. Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat