Merr flakë bombula e gazit në një apartament, pronari i banesës pëson djegie

Shqipëria

Merr flakë bombula e gazit në një apartament, pronari i banesës pëson djegie

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 19:24
Ilustrim

Një bombol ka marrë flakë në një apartament në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në një prej pallateve në zonën e Ujit të Ftoftë, mesditën e sotme.

Pronari i banesës ka tentuar ta fikë, por flakët i kanë shkaktuar djegie në dorë.

Fatmirësisht kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe bombola nuk shpërtheu.

Personi i cili pësoi djegie kryesisht në pjesën e krahut u dërgua në spitalin e Vlorë dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja mbërritën në vendin e ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat