‘Ku po shkojnë paratë borxh që po marrim për përballimin e COVID’, Hajdari: A po i çoni për fushatë elektorale

Shqipëria

‘Ku po shkojnë paratë borxh që po marrim për përballimin e COVID’, Hajdari: A po i çoni për fushatë elektorale

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:03
Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari ka folur ditën e sotme në Kuvend, në lidhje me borxhin e ri që do të merret nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për përballjen nga pandemia e koronavirusit.

Hajdari është shprehur se është marrë një shumë e madhe parash borxh nga qeveria për përballjen nga Covid-19.

Ndër të tjera ajo tha se kryeministri Edi Rama ka dhënë ndihmën më të vogël për qytetarët, në krahasim me të gjithë vendet e rajonit dhe kjo është vërtetuar nga FMN. Gjithashktu, opozitarja Hajdari ka propozuar që qeveria të japë edhe një paketë të tretë.

“15 mln euro të tjera borxh për përballimin e pandemisë. Mua më shqetëson se ku i çojmë paratë që i marrim për COVID-in, që nga fillimi kemi marrë 1.2 mld euro borxh. Kur deficiti është i ulë, pse marrim kaq shumë borxh, apo po përgatitjet për fushatën. Qeveria Rama as 150 mln eurot nuk i ka çuar për përballiminin e krizës, edhe pse kaq shumë borxhe. FMN tregoi se paktet e mbështetjet e Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e rajonit. Rama merr më shumë para borxh dhe ofron ndihmën më të vogël për qytetarët. Atyre fatkeqëve që mbeten pa punë, iu dhamë një kompensim qesharak. Rama ka kontribuar diku te 150 mln euro, pse u morën kaq shumë borxh kur plani ishte që të përdorim kaq pak dhe meqë këto lekë. Kemi marrë borxh dhe një Zot e di se ku janë çuar këto lekë, i keni çuar në koncesione dhe PPP, hajde bëjmë një gjë të mirë dhe për qytetarët tanë”, tha Hajdari ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat