Nëntori, shifra rekord të pandemisë

Shqipëria

Nëntori, shifra rekord të pandemisë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 00:59
Shqipëri

Nëntori shënoi numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave që prej fillimit të pandemisë së COVID. Sipas statistikave  afro 17,500 persona janë infektuar me koronavirus, shumica prej tyre në kryeqytet. Prej tyre 301 pacientë kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga virusi.

Përqindja e vdekshmërisë vetëm në muajin e fundit  arriti në 1.74 %. Por krahasuar me muajin Shtator dhe Tetor, përqindja e vdekshmërisë në vend përballë numrit të të infektuarve ka shënuar ulje të lehtë.

24 Nëntori shënoi edhe numrin më të lartë të viktima gjatë 24 orëve, me 19 humbje jete.

Ekspertët e shohin me shqetësim rritjen e numrit të personave të prekur me COVID dhe atyre që kanë nevojë për hospitalizim. Për shkak të numrit të lartë të të infektuarve, në vend janë afro 500 pacientë të shtrua në 4 spitalet COVID. Spitali COVID3 dhe 4 po veprojnë si struktura mbështetëse për dy spitalet e tjerë, atë Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat