Situata me Covid në Shqipëri, drejtoresha e ISHP tregon statistikat

Shqipëria

Situata me Covid në Shqipëri, drejtoresha e ISHP tregon statistikat

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 14:46
Albana Fico

Gjatë konferenës për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico bëri me dije sot se në Shqipëri ka 356 raste me të infektuar për 100 mijë banorë.

Kjo  shifër, sipas saj është më e ulët se vendet e tjera të rajonit, që raportojnë 848 raste për 100 mijë banorë, ndërkohë që është më e ulët edhe se mesatarja e vendeve të BE-së, të cilat në dy javët e fundit, sipas saj, kanë raportuar 510 raste për 100 mijë banorë.

Sipas Ficos, tre prefekturat me incidencë më të lartë të të infektuarve, vijojnë të jenë Tirana e ndjekur nga Gjirokastara e Lezha.

Ajo tha se grupomosha e të prekurve, mbetet në mesataret 55-64  vjeç e ndjekur nga 65-75-vjeçarët.

“Vihet re qëndrueshmëri e numrit të pacientëve të shtruar në spitalet Covid, por ka një rritje të lehtë të rasteve që kanë nevojë për terapi intensive. Përqindja e humbjes së jetëve në raport me numrin e të infektuarve vijon të mbetet në shifrën 2.1%”, – vijoi Fico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat