Rikthehen reshjet e borës në Dardhë, shoferët të bëjnë kujdes

Shqipëria

Rikthehen reshjet e borës në Dardhë, shoferët të bëjnë kujdes

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 10:08
Dardhë

Dardha përfshihet përsëri nga reshjet e borës ndërsa mësohet se kanë nisur prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Sipas zyrtareve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale,në segmentin rrugor të Dardhës trashësia e borës ka shkuar deri në 3 cm,ndërsa problem shfaq kilometri i 9 deri në kilometrin e 12.

Ndërkohë në terren kanë dalë firmat kontraktore të cilat po punojnë për kriposje dhe hapjen rrugëve.

Sektori i qarkullimit rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve, të shfaqin kujdes në këtë segment për shkak te prezencës së borës dhe lagështirës ndërsa drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me gomat e dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat