Ylli Manjani: Sandër Lleshaj ka bërë dy gabime të mëdha

Shqipëria

Ylli Manjani: Sandër Lleshaj ka bërë dy gabime të mëdha

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 22:03
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani gjatë diskutimeve në “Ilva Now” ka bërë një deklaratë të fortë duke kërkuar që të hetohet jo vetëm punonjësi i policisë që qëlloi mbi 25-vjeçarin por edhe zinxhiri drejtues i Policisë së Shtetit që janë përpjekur të mbulojnë ngjarjen.

“Thirrja ime publike, vëllazërore për prokurorin e çështjes (Ardian Braho) për mua që nga ky moment duhet të marrë në dorë çështjen. Policia e Shtetit është e akuzuar nuk mund të hetojë veten, është në konflikt interesi. Policia e Shtetit është në anën e vrasësit, kaq. SHÇBA ka bërë një krim pasi ka një kakofoni. Nga një anë thotë që i riu iku dhe nga ana tjetër thotë polici qëlloi në vetëmbrojte, vetëmbrojte është kur dy persona ndeshen. Po kur një person ikën nuk është më vetëmbrojtje por është vrasje e ftohtë vrasje e pastër. Policia e Shtetit duhet hetuar, nuk është vetëm polici i gjithë zinxhiri komandues që u përpoqën që të mbulonin ngjarjen”, deklaroi z. Manjani.

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Sandër Lleshaj bashkë me dorëheqjen duhet të shpjegojë dhe problemin që ekziston sot në Policinë e Shtetit pasi sipas tij ka një çështje politike duke nënkuptuar se faktikisht drejtimin e saj e ka kryeministri dhe jo ministri.

“Sinjal i fortë që Policia e Shteti ka kohë që ka marrë superxhiro në raport me ligjin. Reagimi I njerëz është shumë normal. Opsioni që të dorëhiqet ministri është akti më i thjesht, por bashkë me dorëheqjen z. Sandër Lleshaj që të justifikoi detyrën duhet të shpjegojë realisht çfarë ndodh me Policinë. Lleshaj është i shkarkuar prej kohësh dhe ka ngelur aty aksidentalisht. Ka një problem politik në drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Si është e mundur që policia vihet në veprim me disa postime në Facebook të kryeministrit?”, tha z. Manjani.

Ish-ministri shprehu dhe një kritik të fortë ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim kur tha se është e turpshme që reagon për hetimet e SPAK në lidhje me zbardhjen e dy ngjarjeve të ndodhura 15 vjet më parë në një kohë kur Policia e Shtetit nuk i kishte ekzekutuar urdhër arrestet dhe nuk ka bërë asnjë reagim për vrasjen e 25-vjeccarit.

Z. Manjani shtoi më tej se, “politikisht Sandër Lleshaj është një person i vdekur që ecën”. “Ka dalë nga salla e qeverisë për të mos u kthyer më, por u kthye deri sa të vijë një person tjetër për ta zëvendësuar”, th ai. “Policinë e Shtetit nuk e disiplinon asnjë drejtor, ministër apo kryeministër, por e disiplinon vetëm prokuroria”, shtoi ish-ministri.

“Nuk ka ligj që ndalon të drejtën e protestës. Turma ka të drejtë dhe nuk diskutohet kjo, ky është parim i vjetër. Pasoja që kanë ardhur sot nuk janë asgjë në raport me vrasjen e 25-vjeçarit. Nuk është episod ai, policia end nuk është distancuar nga ngjarja. Z. Ardi Veliu një orë e më parë duhet të japë dorëheqjen. Ka bërë dy gabime të mëdha, ka identifikuar fytyrën e vet me fytyrën e policisë. Ministri nuk është drejtor i policisë dhe nuk mund të marrë koston e ccdo polici. Ministri është njeri i ftohtë dhe njeri politik. Ai është më shumë një person besnik i Ramës”, përfundoi z. Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat