Dhuna në protesta, Genc Pollo paralajmëron ndëshkim pas 25 prillit

Shqipëria

Dhuna në protesta, Genc Pollo paralajmëron ndëshkim pas 25 prillit

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:43
Genc Pollo

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me dhunën policore ndaj protestuesve në 5 ditët e protestave  të zhvilluara për vrasjen  e 25 vjeçarit nga një efektiv i policisë.

Pollo shkruan se për këtë  opozita do  të angazhohet për një komision hetimor qeveritar mbas 25 prillit,  për të dorëzuar para drejtësisë shkelësit në radhët e policisë

Genc Pollo: Dhuna antiligjore e policisë së qeverisë rilindiste po vazhdon; edhe ndaj protestës paqësore ku mungojnë vandalizmat anësore siç e pamë dje, edhe ndaj të miturve siç e kemi parë gjithë këto ditë.

Që t’a dinë mirë që sot se paligjshmëria do të ndëshkohet opozita të angazhohet për një komision hetimor qeveritar mbas 25 prillit, i cili, bazuar në raportet e Avokatit të Popullit, shoqatave për te drejtat e njeriut, medies etj., të hetojë e të gjejë shkelësit në radhët e policisë e t’ja dorëzojë drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat