Ju flet Moska: Ja pse adoleshentët protestues janë më të pjekur mendërisht se mosha e tyre

Shqipëria

Ju flet Moska: Ja pse adoleshentët protestues janë më të pjekur mendërisht se mosha e tyre

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 20:32
Pamje nga video

Pjesëmarrja në masë e adoleshentëve në protestat për vrasjen e Klodian Rashës ishin në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj.

Sipas Myftaraj, ajo që po ndodh në Shqipëri është një ngjarje me rëndësi botërore, i pari revolucion i epokës dixhitale i kryer nga njerëzit e epokës dixhitale.

Myftaraj: Në Shqipëri po mbahen protestat e adoleshentëve më së shumti. Është e para protestë botërore me pjesëmarrje më të madhe të adoleshentëve. Kjo sjellë shumë kritika nga disa intelektualë, profesorë, gazetarë, të cilët thonë se adoleshentët po keqpërdoren se nuk e kuptojnë se për çfarë protestojnë. Megjithëse kemi shembullin e Greta Thunberg  e cila ngriti protesta botërore për çështjen e klimës. Adoleshentët tanë protestues janë më të pjekur intelektualisht dhe mendërisht se mosha e tyre, madje janë më të pjekur 10 vjet se mosha e tyre. Adoleshentët tanë i përkasin epokës dixhitale.  Këto video-games kanë në bazë të idesë së tyre formimin e njerëzve me vetëdijen e lirisë, luftën dhe rebelimin ndaj diktaturave, kështu garantohet rendi kushtetues. Në Shqipëri po ndodh një ngjarje me rëndësi botërore, i pari revolucion i epokës dixhitale i kryer nga njerëzit e epokës dixhitale.

Shikoni videon e emisionit për analizën e plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat