Basha: Rama e shiti Lleshajn për të ruajtur lëkurën e tij

Shqipëria

Basha: Rama e shiti Lleshajn për të ruajtur lëkurën e tij

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:18
Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët komentoi sot vizitën e tretë të kryeministrit Edi Rama në familjen e të ndjerit Klodian Rasha, 25-vjeçarit të vrarë me armë zjarri nga një efektiv policie. “Kthim në vendin e krimit” e quajti Basha vizitën e kreut të qeverisë në familjen Rasha, që vjen një ditë pasi qeveria akordoi një pension special për këtë familje.

“Pengu i oligarkëve, tre ditë rrugëve të Nju-Jorkut nuk gjeti një minutë për familjen e Klodian Rashës dhe tani kthehet në vendin e krimit. Me poshtërimin e gjakut të viktimës, në tentativën për të fajësuar opozitën për dështimin e shtetit të tij. Tre ditë heshti, pse heshti?! Sepse besoi se do ta manipulonte edhe këtë ngjarje.

Komunikatat nuk dalin pa firmën e Drejtorit të Policisë. Derisa zemërata qytetare i erdhi te dera e zyrës, dhe aty doli instikti i njeriut të vërtetë… Është i gatshëm të shesë këto për të ruajtur lëkurën e tij, prandaj e shiti Sandër Lleshajn. Thjesht tregon sa i pandjeshëm është”, tha Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

Më herët kryeministri Rama komentoi Aktin Normativ të qeverisë ku i akordohet pension i posaçëm familjes Rasha, duke mohuar njëherazi se ka marrë rolin e gjykatësit përmes formulimit me togfjalëshin “humbje jete aksidentale”. Kujtojmë që në intervistat e dhëna dje për mediat babai i Klodian Rashës u shpreh se nuk kërkon lëmoshë, por drejtësi për të birin, ndërsa e cilësoi si “vrasje të dytë” formulimin por shprehu besimin se fjalën e fundit do ta thotë gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat