Sandër Lleshaj tregon brengën për postin: Bled Çuçi ka ardhur…! Rama e korrigjon

Shqipëria

Sandër Lleshaj tregon brengën për postin: Bled Çuçi ka ardhur…! Rama e korrigjon

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 17:21
Sandër Lleshaj

Teksa linte detyrën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se është i bindur që Bled Çuçi nuk ka pasur ndonjë dëshirë të madhe për të ardhur në këtë post.

Lleshaj: Besoj se sot nuk është koha e një bilanci. Dua të falënderoj kryeministrin, pasi më ka besuar kur nuk njiheshim mirë. Më ka besuar apriori. Dua ta falënderoj me shpresën se nuk është i zhgënjyer.

Falënderoj çdo punonjës të policisë së shtetit me të cilin jam identifikuar me koshiencë të plotë dhe besoj se duhet të identifikohemi të gjithë. Ata janë karta jonë e identitetit përpara qytetarëve.

Besoj se është bërë një zgjedhje e mirë me pasardhësin sepse është një brengë e madhe se kujt do t’ia lë çelësin.

Nëse pasardhësi vjen në atë post pa dëshirën e tij, pra nëse nuk është një person që vdes për t’u bërë ministër, nuk do t’i jepja asnjë këshillë sepse puna do të shkonte vërtetë mirë. Pra nëse nuk vjen me një etje të madhe për t’u bërë ministër, punët do të shkojnë mirë. E kam çekuar se ka ardhur pa dëshirën e tij, pra pa patur një plan për të ardhur. Jam i lumtur që ka ardhur Bled Çuçi për të shërbyer dhe jo për t’i shërbyer! Është një institucion jetik për të ardhmen e vendit tonë.

Rama: Ka ardhur pa dijeninë e tij jo pa dëshirën dhe nuk ka pasur as mundësinë ta thotë se sa dëshirë ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat