Diell dhe temperatura deri në 16 gradë Celsius, ky është parashikimi për fundjavën

Shqipëria

Diell dhe temperatura deri në 16 gradë Celsius, ky është parashikimi për fundjavën

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Vendi ynë sot do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë:

Në zonat malore, nga -1°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 16°C.

Era do të fryejë në drejtim Lindor- Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat