Rruga ku u vra merr emrin e Klodian Rashës

Shqipëria

Rruga ku u vra merr emrin e Klodian Rashës

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 20:46
Foto

Rruga ku i riu u ekzekutua në datë 8 dhjetor në Tiranë, pranë shtëpisë merr emrin e tij, Klodian Rasha.

Vendimi u miratua në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës pak ditë më parë, ndërsa sot është vendosur tabela me emrin e rrugës.

Erion Veliaj që e njoftoi pak ditë më parë që një gjë të tillë ia kishte kërkuar i ati i 25-vjeçarit, Qazim Rasha gjatë vizitës për ngushëllim pas ngjarjes së rëndë.

Klodian Rasha u ekzekutua nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, i cili ndodhet pas hekurave për ngjarjen e rëndë, që pasoi me protesta të shumta dhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat