Elisa Spiropali për Krishtlindje: Të bëjmë më tepër për të sëmurët

Shqipëria

Elisa Spiropali për Krishtlindje: Të bëjmë më tepër për të sëmurët

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 18:27
Elisa Spiropali

Me rastin e Krishtlindjes, ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali uron shqiptarët për këtë festë, duke bërë thirrje që të bëhet më tepër për të sëmurët dhe të vetmuarit.

Ajo veçon veçanërisht ata që humbën të dashurit e tyre gjatë këtij viti për shkak të pandemisë.

Postimi i plotë

Zoti na mëshiron, Vatra na mbledh, Atdheu na bashkon, Dashuria na forcon, Familja na lumturon. Të bëjmë më tepër, për të sëmurët, ata që këtë vit të vështirë humbën njerëzit e dashur, për të vetmuarit, për t’u kthyer shpresën atyre që e kanë humbur.

Gëzuar Krishtlindjen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat