Hynë në fuqi masat e reja në Shqipëri

Shqipëria

Hynë në fuqi masat e reja në Shqipëri

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:08
Tiranë

Prej orës 20:30 të mbrëmjes së sotme hynë në fuqi kufizimet e reja. Lëvizjet e qytetarëve janë të kufizuara nga ora 20 e 30 e mbrëmjes deri në 06 të mëngjesit. Këto masa do të jenë në fuqi deri në datën 4 janar.

Më 5 janar do të rikthehet orari i vjetër i kufizimeve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Vendimi u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, si një masë për të parandaluar grumbullimet për festat e fundvitit, që mund të çonin në përhapjen e mëtejshme të virusit të Covid-19, raporton TCh.

Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.

Për baret dhe restorantet do të lejohet vetëm shërbimi në banesë. Komiteti teknik rekomandoi të gjithë qytetarët të shmangin udhëtimet jo thelbësore si dhe aktivitetet jo thelbësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat