Reshje në të gjithë vendin dhe temperatura që ulen, parashikimi i motit për sot dhe nesër

Shqipëria

Reshje në të gjithë vendin dhe temperatura që ulen, parashikimi i motit për sot dhe nesër

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 12:44
Ilustrim

Sipas MeteoAlb, paraditja do jete me kthjellime dhe vranësira, ku më të dukshme vranësirat do të jenë ne veri. Por në vijim vranësirat do të shtohen, duke sjellë rreshje si fillim ne veriperendim dhe më pas do të perfshihet i gjithë vendi. 

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C – 2°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4-5 ballë.

Sa i përket ditës së shtunë, 26 Dhjetor 2020, vendi  ynë do të përfshihet nga vranësira të dendura, të cilat do të sjellin rreshje shiu, ndërsa në zonat malore reshjet do të jenë në formë dëbore.          

Temperaturat e ajrit do të ulen ndieshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 12°C.

Era do fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det me shpejtesi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat