Ja si do të jetë moti për ditën e sotme dhe ditët në vijim

Shqipëria

Ja si do të jetë moti për ditën e sotme dhe ditët në vijim

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta.

Kështu do të jetë moti për ditën e hënë në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.

Reshjet e shiut do të na shoqërojnë edhe për disa ditë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin për ditën e hënë dhe 4 ditë të tjera, deri të premten 1 Janar 2021.

Më poshtë parashikimi i motit:

Kjo javë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme

Reshjet e shiut do të jenë prezente gjatë gjithë javës me përjashtim të ditës së premte ku moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët.

Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe mbi 800 metër në juglindje dhe lindje reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Dita e fundit e viti 2020 parashikohet të jetë e vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar, në pasdite gradualisht reshjet do të humbasin intensitet duke marrë karakter lokal.

Dita e parë e viti 2021 parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë. Temperaturat e mëngjesit do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila ditën e hënë dhe ditën e martë do të jetë më intensive ku në zonën veriore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës parashikohen stuhi ere me shpejtësi deri në 20-28m/sek.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat