Shi dhe borë, ja si do e presë Shqipëria natën e ndërrimit të viteve

Shqipëria

Shi dhe borë, ja si do e presë Shqipëria natën e ndërrimit të viteve

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 08:11
Ilustrim

Meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb, i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora me Arjola Shehun dhe Arjon Muçën ka treguar se si do të jetë moti gjatë javës në vijim.

Ai tregoi se dita e sotme do të mbetet me vranësira të shpeshta ku reshjet e shiu do të jenë prezente në sasi shumë më të të pakta se në fundjavën që lamë pas.

“Reshjet do të jenë prezente në zonat veriore dhe jugore, ndërsa zonat lindore do të jenë disi më të favorizuara.  Ditën e nesërme do të kemi sërish prezencë të reshjeve të shiut ku më të shumta do të mbeten në zonat veriore ku herë pas here në zonat malore do të kemi dhe shfaqje të reshjeve të dëborës. Ndërsa, pjesa tjetër e venit do të jetë me mot më të qëndrueshëm.  E mërkura gjithashtu do të mbetet në prezencë të reshjeve të shiut, reshje të cilat do të vijojnë edhe në orët e para të ditës së enjte.

Sa i përket natës së ndërrimit të viteve Hakili theksoi se data 31 do të jetë me një mot të qëndrueshëm ku reshjet e shiut do të jenë në sasi të pakta ku në zonat malore nuk do të mungojnë as reshjet e borës në sasi të vogël.  

Mirëpo, në fundjavë sipas meteorologu reshjet e shiut dhe të borës do të rikthehen në sasi më të mëdha ku më të dukshme do të jenë gjatë ditës së dielë.

“Viti i Ri pritet që të nisë në orët e para të mëngjesit data 31 me prezencë të vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut, ndërsa në zonat malore do të kemi dhe reshje të pakta të borës . Kjo situatë pritet të vijojë deri në orët e mesditës ku më pas pritet një përmirësim i dukshëm të kushteve të motit duke bërë që të kemi shfaqje të kthjellimeve në territorin shqiptar.

Kjo situatë pritet të vazhdojë edhe në datën 1 janar ku pritet një mot i qëndrueshëm. Kjo situatë do të vazhdojë përkohësisht pasi fundjava do të na sjellë përsëri shi dhe reshje bore në zonat malore ku më të dukshme do të jenë gjatë ditës së dielë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat