Yuri Kim: Mirëpresim emërimin e Olta Xhaçkës si Ministre e Jashtme dhe Niko Peleshin si Ministër i Mbrojtjes

Shqipëria

Yuri Kim: Mirëpresim emërimin e Olta Xhaçkës si Ministre e Jashtme dhe Niko Peleshin si Ministër i Mbrojtjes

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:48
Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas ndryshimeve të sotme në Qeveri.

Teksa ka falënderuar Gent Cakajn për përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Kim mirëpret emërimin e Olta Xhaçkës në pozicionin e ministres së Jashtme si dhe emrërimin e Niko Peleshit si Ministër i Mbrojtjes.

“Faleminderit Gent Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për t’u forcuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, përfshirë NATO-n si aleatë.

Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të udhëheqësve si ju.  Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit!

Mirëpresim emërimin e Olta Xhaçkës si Ministre e Jashtme. Ajo ishte një partnere e jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes midis SHBA-së dhe Shqipërisë dhe në rritjen e aftësitë si aleat në NATO. Ne shpresojmë të punojmë ngushtë së bashku për të forcuar më tej partneritetin tonë diplomatik.

Ne mirëpresim emërimin e Niko Peleshit si Ministër i Mbrojtjes. Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të siguruar që Flamuri i Shteteve të Bashkuara dhe Flamuri i Shqipërisë të mbetet më i forti i miqve, partnerëve dhe aleatëve të NATOS.‘ shkruan Kim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat