Policia e Fierit i ka vënë pranga një 34-vjeçari, pasi ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje në datën 28 dhjetor, duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S.P.,34 vjeç, banues në Roskovec, i cili sipas policisë, në datën 28.12.2020, rreth orës 16:30.
Në fshatin Marinëz, duke drejtuar automjetin tip “Opel Astra”, “në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetaset Z. K., 60 vjeçe dhe N. K., 33 vjeçe, banuese në Marinëz, Roskovec.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dyja shtetaset të cilat u dërguan në spitalin e Fierit dhe të nesërmen ka ndërruar jetë në spital, shtetasja Z. K.