Presidenti Meta përshendet realizimin e Korridorit Jugor të Gazit

Shqipëria

Presidenti Meta përshendet realizimin e Korridorit Jugor të Gazit

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:08
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur realizimin e Korridorit Jugor të Gazit, iniciativë e Komisionit Europian dhe pjesë thelbësore e Projektit TAP.

Kreu i Shtetit shkruan se realizimi i tij është me rëndësi të madhe për rajonin, në veçanti për Shqipërinë, jo vetëm për sektorin e energjisë dhe gazifikimin, por edhe për efektet shumë pozitive në ekonominë kombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë.

Postimi i plotë

Përshëndes realizimin me sukses të Korridorit Jugor të Gazit, iniciativë e Komisionit Europian dhe pjesë thelbësore e Projektit TAP.

Vendosja tërësisht operacionale e Korridorit Jugor të Gazit, është me rëndësi të madhe për rajonin, në veçanti për Shqipërinë, jo vetëm për sektorin e energjisë dhe gazifikimin, por edhe për efektet shumë pozitive në ekonominë kombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat